Tomë Gashi: Është vërtetuar prezenca e personave të tretë në vdekjen e Astrit Deharit

Ekpertë zvicëranë kanë qëndruar në Kosovë dy ditë për të hulumtuar rreth vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi tha se  ekspertët zvicëranë kanë vërtetuar prezencën e personave të tretë në rastin e vdekjes së Deharit.

“Njoftimi i prokurorisë ishte që ata të japin sqarime të caktuara lidhur me ekspertizat e e tyre që i kanë bërë vitin e kaluar. Ekspertiza që në tërësi kanë eleminuar atë që është dhënë paraprakisht nga institucionet tona se kinse kemi të bëjë me rast të vetëvrasjes së Astrit Deharit, ata e kanë eleminuar këtë teori të tillë dhe kanë vërtetuar prezencën e ADN-së dhe prezencën e personave të tretë në rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, tha Gashi gjatë konferencës.

Tutje ai ka theksoi se Prokuroria është dashur shumë më herët që të dalë me një hetim për siç thotë ai vrasjen e aktivistit të LVV-së, shtytësit në vrasje dhe për ata që e kanë fshehur vrasjen.

“Ne besojmë që raporti i këtyre ekspertëve do të bëhet në një periudhë kohore sa më shpejt që është e mundur sepse në bazë të këtij raporti prtokuroria edhe pse është dashur qysh më herët që kur kanë ardhur ekspertizat e ekspertëve  zvicrran që të nxjerrë vendim për hetimin e vrasësve të Astrit Deharit të atyre që kanë shtyrë në verasjen dhe pë rata që kanë fshehur vrasjen e astrir Deharit e tani më po bëhen për dy javë katër vite”, u shpreh Avokati.

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, u shpreh se në shkresa e ekspertëve zvicëran kërkonte të dhëna nga prokuroria dhe ekspertët kosovarë.

“Në bazë të asaj që pamë (nga shkresa e ekspertëve zvicëran)nuk ishte fjala për sqarime, por përkundrazi merrni të dhëna kërkonin sqarime prej prokurorisë prej ekspertëve kososvarë  dhe presim me kohë ata të dalin me një vendim siç kanë dalë edhe në raport”, tha Dehari

Nëna e Deharit, Xhemile Dehari ka falënderuar ekspertët zvicëran për punën dhe ka kërkuar që të vazhdojnë të punojnë ashtu siç kanë bërë deri tash.

Akrivisti I LVV, Astrit Dehari, ka vdekur më 11 nëntor të viti 2016 në qelinë e Qendrës së Paraburgimit të Prizrenit. Institucionet kosovare të drejtësisë e kishin quajtur vetëvrasje ndërkaq familja ka kërkuar superekspertizë nga Instituti Zviceran.

LINK – Shkrimet e KALLXO.com për rastin e Astrit Deharit