Tollovi në Qendrën e Vaksinimit në Vushtrri - FOTO

Në Qendrën e Vaksinimit në qytetin e Vushtrrisë sot është krijuar tollovi e madhe nga qytetarët e shumtë.

Sipas fotografive që qytetarët i kanë dërguar në adresë të KALLXO.com shihet numër I lartë I të interesuarve për të marrë vaksinën anti COVID-19.

Në fotografi shihen të moshuarit duke mos mbajtur distancën ndërsa as institucionet komunale nuk duket se kanë organizuar radhët e pritjes.