Tollovi në Prishtinë, 15 vetura përfshhen në 5 aksidente trafiku

15 automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj duke lënë të lënduar 12 persona.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

“Sot rreth orës 09:40 në rrugën Ferizaj – Prishtinë,  kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo ka shtuar se në bazë të të dhënave fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona.

“Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.