Tollovi e pritje disaorëshe për t'u vaksinuar në qendrën e vaksinimit në Rahovec - VIDEO

Në qendrën e vaksinimit në Rahovec është krijuar tollovi nga numri i madh i qytetarëve që presin të vaksinohen kundër COVID-19.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihen qytetarë teksa presin grumbull dhe pa mbajtje të distanës në hyrje të kësaj qendre.

Sipas burimeve të KALLXO.com, gjendje e tillë është thuajse çdo ditë, ku qytetarët presin deri në pesë orë për t’u vaksinuar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar mbi 22 mijë doza të vaksinës kundër virusit COVID-19.

Kosova aktualisht është vendi i parë në rajon me numrin më të madh të infektuarëve në baza ditore, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 mijë e 236 raste të reja.