Tokio shënon raste rekord me COVID-19 disa ditë pasi filluan Lojërat Olimpike

Tokio ka raportuar numrin më të lartë të infeksioneve të reja të koronavirusit, vetëm disa ditë pas fillimit të Lojërave Olimpike, raporton AlJazeera.

Kryeqyteti japonez konfirmoi 2,848 raste të reja COVID-19 të martën, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të 2,520 rasteve më 7 janar, dhe duke e çuar totalin e qytetit në më shumë se 200,000 që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Tokio është në gjendjen e katërt të jashtëzakonshme, e cila pritet të vazhdojë gjatë Olimpiadës deri pak para fillimit të Lojërave Paraolimpike në fund të gushtit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të shkaktojë një rritje gjatë Lojërave, ceremonia e hapjes së të cilave u zhvillua të premten.