Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri | Foto: Atdhe Mulla

Tokat dhe shtëpitë e Kryetarit të Pejës

I pari Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se posedon në emër të përbashkët një shtëpi në vlerë prej 450 mijë euro të cilën e ka trashëguar.

Muhaxheri ka deklaruar në emër të tij një truall në Cavërr në sipërfaqe prej mbi 10 mijë metra katrorë në vlerë prej 20 mijë euro, një truall në Gllaviciqë në vlerë prej 25 mijë euro, një shtëpi dhe tokë në vlerë prej 40 mijë euro, të gjitha këto të blera në vitin 2012, 2014 dhe 2017.

Muhaxheri ka blerë në bashkëpronësi në vitin 2018 edhe një truall në Carravër në vlerë prej 4 mijë e 73 euro.

Ndërsa në emër të prindërve ka deklaruar dy shtëpi në vlerë prej 550 mijë dhe 600 mijë euro, si dhe një tokë në vlerë të 750 mijë eurove.

Kryetari i Pejës ka deklaruar në emër të bashkëshortes edhe një veturë në vlerë prej 17 mijë eurove të blerë në vitin 2017.

Muhaxheri si detyrim financiar ka deklaruar një kredi në vlerë të 80 mijë eurove të marrë për ndërtim dhe një në vlerë të 17 mijë eurove në emër të bashkëshortes për blerje të veturës.

Të hyrat vjetore nga Komuna e Pejës, Gazmend Muhaxheri i ka deklaruar 15 mijë e 110 euro.