Togeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet si studenti ndërkombëtar më i mirë
05.9.2024 - 16:15
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Toger Islam Bajramaj ka përfunduar me sukses kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tutje, theksohet se për shkak të rezultateve të treguara, toger Bajramaj ka marrë çmimin studenti internacional më i mirë (International Honour Graduate Student) dhe ka hyrë në listën e komandantit (Comanders list).
Sipas njoftimit, kursi ka për qëllim përgatitjen e oficerëve në teknikat dhe taktikat për të drejtuar dhe udhëhequr një togë.
“Përveç ushtarakëve amerikanë, në kurs kanë marrë pjesë edhe ushtarakë nga: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Tailanda, Korea e Jugut, Uruguai, Singapori, Lebanoni dhe Hungaria”- thuhet në njoftim.