Foto-ilustrim
Tiranë, personat e armatosur përleshen me Policinë
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Prush të Tiranës mes disa personave të armatosur dhe pjesëtarëve të Policisë së Shtetit.
Sipas njoftimit, në banesën e qytetarit G.H., janë futur disa persona, të armatosur dhe në momentin që Policia i janë afruar banesës, tre personat e armatosur kanë qëlluar me armë ndaj tyre.
“Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre”- thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në ora 19:00 në fshatin Prush.
Ndërsa, të dyshuarit janë në kërkim të Policisë.
“Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”- thuhet në njoftim.