Zyrtarë të Policisë në një aksion - Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Tiranë, i mituri vret aksidentalisht me armë babanë e tij polic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë ku një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga fëmija e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, ku aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur efektivi i FNSh-së, shtetasi R. B., i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë./TopChannel