Tiranë, dyshohet se një e moshuar u hodh nga kati i 6-të

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë Selvisë. Një 60-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Sipas banorëve të zonës, ajo ishte e pa martuar.

Trupi i pa jetë ndodhet akoma në vendngjarje, ndërkohë policia po heton për rastin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B. K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor./ORAnews