
Tiranë, arrestohet një person nën dyshimin për shit-blerje të narkotikëve
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Tiranë, nën dyshimin për shit-blerje të narkotikëve.
Sipas njoftimit, gjatë punës hetimore, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të së cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi E.Sh., 35 vjet dhe është proceduar penalisht shtetasi D.M., 28 vjet.
“Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione falë dhe inteligjencës policore në kuadër të një procedimi proaktiv, se shtetasi E. Sh merej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Po ashtu, është bërë e ditur se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit, është gjetur një qese me lëndë narkotike kokainë me peshë 480 gram, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës material, së bashku me automjetin.