
Ilustrim Screenshot: Policia e Shtetit/Facebook
Tiranë, arrestohet një 21-vjeçar, dyshohet se në mënyrë të përsëritur vodhi aksesorë e pjesë të një veture
Policia e Shtetit ka arrestuar një 21-vjeçar L.Gj., në Tiranë, nën dyshimet se i njëjti në mënyrë të përsëritur vodhi aksesorë e pjesë të një veture.
Këto veprime sipas Policisë u kryen në periudha të ndryshme por te e njëjta veturë.
Pas arrestimit u bë edhe kontrollimi në banesën e të njëjtit, ku edhe policia më pas gjeti një armë zjarri pistoletë me mulli.
Në vendbanimin e të dyshuarit u gjetën dhe pjesët e vjedhura në automjet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas kryente vjedhje, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Përsëritësi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L.Gj, 21 vjeç, banues në Laç”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Materialet procedurale të policisë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.