Tirana solidarizohet me Ukrainën - Fotogaleri

Një manifestim në solidaritet me Ukrainën u zhvillua të premten në formë marshimi nga sheshi “Skëndërbej”  deri në sheshin pranë ambasadës ause në rrugën tashmë të quajtur “Ukraina e Lirë” në kryeqytetin shqiptar.

Qytetarë të Tiranës, shtetas ukrainas, ambasadorë dhe përfaqësues të delegacioneve të huaja në Shqipëri dhe shoqërisë civile, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetë, morën pjesë në manifestim.

Ata theksuan mbështetjen që Shqipëria po jep dhe do vazhdojë të japë në strehimin e refugjatëve ukrainas për aq kohë sa ata do të kenë nevojë.

Lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon. Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.