
Tinka Kurti, VV
Tinka Kurti do ta drejtoj Grupin e Grave Deputete
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.
Pos zgjedhjes së Kurtit, grupi përfaqësues i grave parlamentare ka formalizuar dhe bordin e legjistalturës së tetë me nga një përfaqësuese nga të gjitha grupet parlamentar.
Tinka Kurit është zgjedhur kryetare ndërsa Eliza Hoxha (PDK), Valentina Bunjaku Rexhepi (LDK), Albana Bytyqi (AAK), Duda Balje (ME) dhe Verica Ceranica (Lista Serbe) janë zgjedhur anëtare të grupit të grave deputete.
Ndërkaq përmes një postimi në median sociale, Facebook, Kurti është zotuar për angazhim në çështjet që prekin gratë dhe vajzat kosovare
“Ne, asnjë deputet nuk jemi këtu për vetën tonë por për të drejtat e qytetarëve. Edhe si gra deputete duhet të mendojmë e të bashkëpunojmë për gratë e tjera, të gjithat nga Republika. Andaj duke i falenderuar të gjitha deputetet zotohem për përkushtimin dhe bashkëpunimin tim në temat e rëndësishme për gratë e vajzat e Kosovës”, ka shkruar Tinka Kurti në Facebook.
Para Tinka Kurtit, në këtë pozitë ka qenë deputetja nga LDK, Vlora Limani Hajnuni.