Time Kadrijaj (në të majtë), Ramush Haradinaj dhe një tjetër bashkëluftëtare në kohën e luftës - Foto: Facebook/Time Kadrijaj

Time Kadrijaj: Jam kontaktuar nga Gjykata Speciale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, ka njoftuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale.

Ajo në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se nuk është aspak e mërzitur, sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

Postimi i saj në Facebook:

“Megjithese ende jo zyrtarisht, sot jam kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale dhe jam njoftuar se ftesen do ta marr edhe zyrtarisht per tu intervistuar gjate muajt shtator!

Nuk jam aspak e merzitur per pasojat ligjore, sepse lufta jane ka qene e paster si loti dhe kjo do te deshmohet prap, por jam e shqetesuar per ftesat e njepasnjeshme te kesaj Gjykate, te cilat per baze kane vetem pretendimet poltike te Serbise dhe ta merr mendja qe po kane edhe pasoja politike, per Kosoven, e cila me fund ka filluar te flase me zerin e vet!

Jam e bindur se edhe kjo sfide do te perballohet me dinjitet dhe lufta e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, do te mbetet e shenjte, sic edhe ka qene!”.