Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Time Kadrijaj i kërkon sqarim ministrit Vitia për mungesë të Insulinave

Time Kadrijaj, deputete nga radhët e AAK-së, në seancën e sotme plenare, tha se qytetarët po përballen me mungesë të insulinave.

Ajo ka drejtuar pyetje te ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për të kërkuar sqarim për këtë çështje.

“Pse nuk ka mjaftueshëm insulina duke e ditur se pacientët nuk guxojnë pa u trajtuar në bazë ditore me insulinë. Po të mos trajtohen ju i dini pasojat për pacientë”, tha ajo.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se nisma e aktivitetit të prokurimit për insulina ka filluar vitin e kaluar, shumë keq e me shumë gabime.

“Kjo procedurë për shkak të shumë problemeve është e pa përfunduar”, tha Vitia.

“Jemi në proces të procedurës dhe presim brenda muajit të kontraktohet sasi e mjaftueshme deri në përfundimin e procedurës së lartcekur”, tha Vitia.

Kadrijaj tha se qytetarët po detyrohen të sigurojnë insulinë në Shqipëri.

KALLXO.com raportoi të enjten për mungesën e insulinave në institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat janë shumë të rëndësishme për personat që vuajnë nga diabeti.

Institucionet shëndetësore në Kosovë pa insulina, qytetarët detyrohen të gjejnë zgjidhje jashtë kufijve