Tim Judah - Foto: RTK

Tim Judah pas hulumtimit të BIRN: Kompanitë lobuese vetëm ua shpenzojnë paratë dhe nuk kryejnë punë

Gazetari the korrespodenti i ‘The Economist’ Tim Judah ka reaguar ndaj hulumtimit të BIRN lidhur me pagesën prej 168 mijë eurosh nga Ministria e Integrimit Evropian gjatë vitit 2019 për të promovuar idenë e “modifikimit të kufijve”.

Ai në Twitter u shpreh se nga përvoja që ka me politikat në Ballkan këto kompani lobuese nuk kryejnë punë nëse ndonjë të shtyrë nga mbrapa .

“Storje e shkëlqyeshme nga Jeta Xharra. Do doja të ju bëja me dije të gjithë liderëve të Ballkanit. Gjatë gjithë viteve të mia në mbulimin e politikave në Ballkan mund t’ju them se këto kompani promovuese janë totalisht të padobishme. Ato do ju harxhojnë paratë dhe nuk do prodhojnë asgjë vetëm nëse jeni duke marrë një të ‘shtyrë nga mbrapa’,” u shpreh Judah.

Sot gjatë ditës BIRN publikoi një hulumtim ku në vitin 2019, taksapaguesit e Kosovës kanë alokuar shumën prej 168,000 eurosh për një kompani marrëdhëniesh me publikun të quajtur ‘Majorelle PR & Events’ me seli në Paris përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, mes tjerash, kompania ishte e ngarkuar të formësojë një mendim evropian në favor të asaj që përshkruhet si “pozicioni i Kosovës” që mbështet “modifikimin territorial” si një mjet për të arritur një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Një prej pak rezultateve konkrete të marra në këmbim të 168,000 eurove ishte një raport pesëfaqësh me një anglishte të dobët të cilën kjo kompani e kishte adresuar te Qëndrim Gashi, Ambasadori i Kosovës në Francë. Raporti është i datës 20 shtator 2019.