Foto: KALLXO.com

Tifozi anglez: Njerëzit janë shumë miqësorë, do të vij prapë në Prishtinë

Njëri prej tifozëve anglez që ka ardhur në Prishtinë për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë, thotë se është i mahnitur me mikpritjen e njerëzve këtu.

“Njerëzit këtu janë më të mirët që kam takuar ndonjëherë diku në botë. Janë njerëz shumë miqësorë, të dashur. Përfundimisht do të vij prapë”,  thotë ai për KALLXO.com.

 

Biseda është zhvilluar në një lokal në Prishtinë, ku tifozët anglezë po rrinë bashkë me ‘dardanët” njëri prej të cilëve i vendos në kokë plisin.

Lidhur me ndeshjen që zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, ai thotë se do të fitojë Anglia me rezultat 2 me 0.