Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tifozët boshnjakë përplasen me policinë jashtë stadiumit “Air Albania” (VIDEO)

Tifozët boshnjakë të skuadrës Zrinjski Mostari janë përplasur me forcat e policisë jashtë stadiumit “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes me Tiranën, e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Konferencës.

Përmes pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, shihet se tifozët hedhin sende në drejtim të policisë. Ndërkaq, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët.

Në polici janë shoqëruar disa tifozë pas ndërhyrjes së FNSH-së.

Mësohet se në stadium kanë qenë rreth 50 tifozë ultras, të skuadrës boshnjake.

Tirana u mposht me rezultatin 1-0 kundër boshnjakëve të Zrinjski Mostarit, duke treguar limite shqetësuese në lojë, por edhe në aspektin psikologjik.

Pjesa e parë nuk kishte shumë raste për Tiranën pasi boshnjakët kanë kontrolluar pothuajse të gjithë ndeshjen, madje duke humbur edhe disa raste.

Pjesa e dytë u mendua se do të ndryshonte për ekipin e drejtuar nga Orges Shehi por situata nuk ndryshoi. Tirana duhet të presë ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 28 korrik./Euronews.al