Burimi i fotos: TëVë 1 - FCB

Thyhet vetura e TëVë 1 në Zubin Potok

Vetura e ekipit të gazetarëve të TëVë 1 është dëmtuar të hënën në Zubin Potok nga persona të panjohur.

Veturës i janë thyer dritaret dhe i janë shpërthyer gomat. Këtë e kanë bërë të ditur nga ky televizion, duke publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sot gjatë ditës pas tensionimit të situatës në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë raportuar disa raste kur ekipeve të gazetarëve në terren u janë dëmtuar veturat dhe janë sulmuar.

Ekipit të KALLXO.com i cili po qëndron në Leposaviq i është dëmtuar vetura.

Veturës i janë shpërthyer gomat dhe janë vizatuar simbole nacionaliste serbe. Për këtë prokuroria ka nisur hetime.

Gjithashtu është raportuar se gazetari i medias online, Periskopi është tentuar të sulmohet fizikisht nga dy persona të panjohur.

Dëmtohen veturat e ekipit të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini – PAMJE