Thyhet vetura e ekipit të KALLXO.com në Zveçan

Persona të panjohur kanë thyer dritaren e veturës së ekipit të KALLXO.com i cili po raporton nga Komuna e Zveçanit.

Dritarja mbrapa e veturës është thyer.

Fatmirësisht stafi i KALLXO.com që gjende në Zveçan nuk është lënduar.

Ekipet e gazetarëve të cilët janë duke raportuar nga Zveçani dhe Leposaviqi janë përballur me sulme dhe pengesa në raporti.

Ekipi  i KALLXO, Shkodrane Dakaj dhe kameramani Afrim Ejupi në momentin e dëmtimit të veturës nuk kanë qenë prezent, të njëjtit raportojnë se janë mirë dhe se janë duke vazhduar punën e tyre.