Thyhet arka me paratë për skamnorë në xhami, policia identifikon vjedhësin

Në një xhami në fshatin e Gurakoc në komunën e Istogut, më 13 qershor është thyer kasa e të hollave të mbledhura për skamnorë ku është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave të mbledhura në mënyrë vullnetare për persona të varfër.

Sipas komunikatës së policisë,  pas një pune hetimore të Zyrtarëve Policor të Stacionit Policor në Istog, është identifikuar dhe është arrestuar e dyshuara SH.H. e cila ka pranuar që ka kryer vjedhjen në fjalë.

“Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.