Thyerja e xhamave në Lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicën e Veriut

Thyhen xhamat e disa lokaleve në Lagjen e Boshnjakëve, Policia fillon hetimet

Disa lokaleve në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore iu janë thyer xhamat.

Lidhur me rastin ka filluar të merret edhe Policia e Kosovës, ndonëse deri më tani nuk ka pasur ndonjë person që ka raportuar këtë ngjarje.

Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë në veriun e Mitrovicës ka treguar për KALLXO.com se rasti ka filluar të hetohet.

“Jo nuk është raportu, tash janë dërgu policia me i kërku pronarët e mundshëm si ankues për me iniciu rastin” – ka thënë ai.

Tutje Hoti ka treguar se nuk është i sigurt nëse janë dy apo tri lokale që janë dëmtuar.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar në këtë lagje dhe ka parë lokalet e dëmtuara.

Thyerja e xhamave ne Lagjen e Boshnjakeve – Foto; KALLXO.com
Thyerja e xhamave ne Lagjen e Boshnjakeve – Foto; KALLXO.com
Thyerja e xhamave ne Lagjen e Boshnjakeve – Foto; KALLXO.com
Thyerja e xhamave në Lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicën e Veriut