Thyerje në partinë e Mimoza Kusarit

Pas lajmit se dega e Alternativës në kryeqytet ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me partinë e Mimoza Kusari- Lilës, ka ardhur reagimi nga kjo parti.

Sipas Alternativës, nga dega e Prishtinës kanë dal disa individë e jo e gjithë dega ndërsa, personat e dalur nga jo parti janë ata që synon një koalicion me PSD-në e Shpend Ahmetit në nivel lokal.

“Alternativa në Prishtinë dhe në qendrat ku ka qenë aktive ka vazhduar funksionimin prej themelimit të saj dy vite më parë dhe ende vazhdon të funksionojë. Ndërsa, kanë qenë disa indidvidë (emrat e të cilëve nuk figurojnë as në reagimin e postuar sot nga `”ish-dega”) të cilët gjithmonë kanë shikuar partinë për përfitme personale dhe pozicionime në punësim. Pasi u sistemuan aty ku synuan me marrëveshje me PSD në nivelin komunal, këta pak individë, deshën të orientojnë subjektin aty ku e shihnin përfitimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Sipas kësaj partie, kur u kuptua se një koalicion në mes Alternativës dhe AAK-PSD, shpresat për privilegje përfunduan.

“Përderisa, me shumicë votash në Kryesinë e Alternativës u vendos për drejtimin e subjektit, me muaj të tërë këta persona nuk kanë qenë prezent në parti. Në momentin kur u kuptua se Alternativa nuk bëhet pjesë e listës AAK/PSD, shpresat për privilegje të mëtutjeshme të këtyre individëve u shuan dhe andaj sot ata dolën me këtë reagim”, thuhet tutje në sqarimin e partisë së Mimoza Kusarit.

“Alternativa, iu bën thirrje kësaj pjese të “ish-përfaqësuesve” të degës në Prishtinë, të publikojnë emrat dhe pozitat që mbajnë të kuptojë opinonin publik, cila është arsyeja e kësaj komunikate. Në të kundërten, zyrja qendrore në Prishtinë, do i publikojë emrat dhe pozitat që mbajnë”, thuhet në fund të reagimit.

Dega në Prishtinë shkëputet nga Alternativa e Mimoza Kusarit

www.kallxo.com