Thyen me sëpatë xhamat e disa veturave

Policia ka arrestuar një person, i cili është hasur me sëpatë duke ua thyer xhamat disa veturave në parking.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Mehmet Pashë Deralla”, në Prishtinë.

Sipas vëllait të tij, i dyshuari është me sëmundje psikike dhe ka prezantuar raport mjekësor.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dëmtim prone.