
Thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje në veri më 23 prill - VIDEO
Pritjet nga zgjedhjet komunale që pritet të mbahen në veri të vendit më 23 prill kanë qenë temë debati “Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – për dhe kundër”, të mbajtur sot në Qendrën Mediale në Çagllavicë.
Gjatë këtij debati u tha se këto zgjedhje që pritet të mbahen në 4 komunat me shumicë serbe, do të jenë një test për demokracinë, sidomos komunitetin serb atje.
Sladana Pantoviq, kandidate për kryetare të Komunës së Zveçanit, tha gjatë këtij debati se qytetarët duhet të dalin në zgjedhje duhet të marrim pjesë.
“Motivi im është i sinqertë, qytetarët janë të frikësuar pjesërisht. Mendoj që vetëdija e njerëzve ka për të funksionuar sepse njerëzit janë vetëdijesuar, vet kanë dhënë dorëheqje nga presioni dhe tani nuk bëjnë asgjë. Ne duhet domosdo duhet të kemi komunikimin, bashkëpunimin sepse vetëm kështu mund të funksionojmë”-tha ajo.
Sipas saj, Lista Serbe ka qenë një parti profitabile e cila i ka shikuar vetëm interesat personale.
“Gjysma e qytetarëve në Zveçan jetojnë në skaj të ekzistencës gjë që është për keqardhje. Lista Serbe vetëm e ka siguruar veten dhe pasardhësit e tyre”-tha Pantoviq.
Andrija Ignjatoviq, nga Partia e Serbëve të Kosovës tha gjatë debatit se pret që këto zgjedhje të jenë pjesë e zgjedhjes së problemeve.
Ai tha se nuk mund të komentohet dalja, sepse është një situatë që mund të ndryshojë brenda natës.
“Mbajtja e zgjedhjeve varet edhe nga Beogradi dhe nëse Beogradi mundëson mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, sepse thjeshtë duhet të bashkëpunohet edhe ne Beogradin”-tha ai.
Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nedzad Uglanin potencoi se pret një dalje shumë të vogël të qytetarëve në zgjedhje, pasi siç ka thënë ai, duke pasur parasysh situatën dhe presionin se si janë zhvilluar zgjedhjet në këto 10 vitet e fundit.
“Mendoj që me mospjesëmarrje të komunitetit serb, në kohë kur flitet për asoacionin, prandaj unë them që ka qenë një gabim katastrofal largimi nga institucionet sepse duhet vendimmarrje për asociacionin në Kuvendit komunale”- tha Uglanin.
“Këto zgjedhje nuk janë demokratike nëse shikojmë situatën ku duhet të ruaj policia vendet. Konsiderojmë se nuk do të kalojnë ndoshta në qetësi. Shpresojmë që zgjedhjet do të kalojnë në paqe, që është shumë e vështirë veçanërisht në një situatë të tillë. Me siguri do të ketë incidente, por për këtë arsye Policia e Kosovës duhet të marrë përsipër sigurinë, por edhe i gjithë faktori ndërkombëtar, BE i cili është dashur të bëjë një presion për zgjidhje kompromisi”- ka pohuar ai
Kurse, Aleksandar Arsenijeviq, kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa e serbëve” ka vënë në pikëpyetje legjimitetit e zgjedhjeve.
“Këto zgjedhje në këtë mënyrë nuk kanë për të qenë demokratike, nuk e di sa janë legjitime. Ajo çfarë ne bisedojmë me qytetarët është se duan t’i bojkotojnë këto zgjedhje dhe nuk duan të japin kontribut sepse atmosfera është e tillë. Për mua, nismën time dhe qytetarët tanë, nuk është vendi jonë aty”-ka thënë Arsenijeviq.