Thirrje për mbështetje financiare për art në hapësirat publike të Prishtinës

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka hapur thirrje publike për mbështetje financiare për “Art në Hapësira Publike”.

Sipas njoftimit, OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozime për organizimin e aktiviteteve kulturore në fushën e kulturës për kategorinë Art Vizual -Figurativ , tek të tjera të shënohet njëri nga aktivitetet e mëposhtme: Krijim i veprës së re; Fuqizim i artistëve të rinj; Instalime në hapësira publike dhe Murale.

Vlera e përgjithshme e planifikuar e thirrjes është 70 mijë euro.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 14,000 € (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është hapur nga data 28 prill dhe do të jetë e hapur deri më 17 maj.