Thirrje për angazhimin e ekspertëve nga BIRN Kosova
Thirrje për angazhimin e ekspertëve nga BIRN Kosova
Emri i projektit: Public Information and Awareness Services for Vulnerable Communities in Kosovo (PIAKOS) / Shërbimet e Informimit Publik dhe Vetëdijesimit për Komunitetet e Cenueshme në Kosovë
Hyrje:
Çështjet pronësore në Kosovë përfshijnë disa institucione dhe mekanizma burokratikë që pengojnë regjistrimin e thjeshtë dhe praktik të pronave në vend. Në parim, Kosova ka miratuar Ligjin e ri për kadastër dhe ky Ligj parasheh ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e zyrave kadastrale.
Krahas këtyre ligjeve, viteve të fundit janë ndryshuar edhe disa ligje të tjera që kanë të bëjnë me çështjet e të drejtave pronësore. Zhvillimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe azhurnimi i tyre me ndryshimet ligjore ka qenë një sfidë e vazhdueshme për institucionet e Kosovës.
BIRN ka identifikuar nevojat specifike të zyrtarëve komunalë të kadastrës për trajnime por gjithashtu pasqyron edhe nevojën për ndërtimin e një komunikimi më të shëndetshëm që eviton burokracitë e panevojshme mes zyrave kadastrale, noterëve, përmbaruesve, ndërmjetësuesve, avokatëve dhe krejt në fund gjyqtarëve.
Me qëllim të identifikimit të nevojave të trajnimit, BIRN u ka dërguar pyetësorë përmbaruesve privatë, noterëve, gjyqtarëve, avokatëve dhe ndërmjetësuesve me qëllim të identifikimit të çështjeve të cilat ata duan t’i diskutojnë përballë zyrtarëve të kadastrës.
Qëllimi:
Në kuadër të projektit PIAKOS, i financuar nga Banka Botërore dhe implementuar nga ATRC në bashkëpunim me 11 konsorciume partnere, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN Kosova hap thirrjen për angazhimin e ekspertëve përgjegjës për mbajtjen e trajnimeve dhe punëtorive profesionale në fushën e kadastrës dhe pronës.
Qëllimi kryesor i zhvillimit të këtyre trajnimeve është ngritja e kapaciteteve në mënyrë të vazhdueshme të zyrave kadastrale, noterëve, përmbaruesve, ndërmjetësuesve, avokatëve dhe krejt në fund gjyqtarëve, në mënyrë që të evitojnë burokracitë e panevojshme midis zyrave kadastrale, noterëve, përmbaruesve, ndërmjetësve, avokatëve dhe, në fund të fundit, gjyqtarëve.
Bazuar në kurrikulën e rënë dakord me ekipin e PIAKOS-it dhe institucionet përfituese, BIRN do të angazhojë ekspertë të fushës për të zhvilluar programet e trajnimit në komuna me tarifë ditore prej 200 EURO, si më poshtë:
- 2 ekspertë për zhvillimin e shtatë (7) trajnimeve rajonale për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët komunalë kadastralë (10 ditë pune)
- 1 ekspert për zhvillimin e shtatë (7) punëtorive me zyrtarë kadastralë dhe institucionet e tjera në 7 komuna (14 ditë pune)
- 1 ekspert për zhvillimin e shtatë (7) punëtorive rajonale me Odën e Noterëve të Kosovës (14 ditë pune)
- 1 ekspert për zhvillimin e shtatë (7) punëtorive rajonale me Odën e Përmbaruesve Privatë të Kosovës (14 ditë pune)
Përgjegjësitë e ekspertëve:
Bazuar në hulumtimin dhe metodologjinë e zhvilluar nga BIRN, ekspertët për zhvillimin e trajnimeve rajonale për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët komunalë kadastrorë, Odën e Noterëve të Kosovës, Odën e Përmbaruesve Privatë të Kosovës, dhe institucioneve të tjera, kanë për detyrë të:
- Zhvillojnë programin/kurrikulën e trajnimeve/punëtorive 1-ditore
- Zhvillojnë 7 trajnime/punëtori rajonale 1-ditore
- Përgatisin materialet mbështetëse, përfshirë agjendën dhe formularët e vlerësimit të trajnimeve/punëtorive për pjesëmarrësit
Kurrikulat e zhvilluara nga ekspertët duhet të fokusohen në temat më poshtë:
- Hartimi i programit për ngritjen e kapaciteteve me modulet me tematika sikurse:
Ligji i ri për kadastër të pronës së paluajtshme dhe udhëzimet administrative, përfshirë:
- Organizimin vertikal të kadastrit
- Certifikimin e zyrtarëve kadastralë
- Zinxhirin e llogaridhënies
- Regjistrimin e pronësisë në bazë të marrëveshjeve të ndërmjetësimit
- Përputhshmërinë e Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme me Ligjin për pronësinë,
- Ligjin e familjes dhe Ligjin për trashëgimi
- Procedurat për korrigjimin/përpunimin e të dhënave kadastrale
- Regjistrimin e qirave mbi 1 vit
- Regjistrimin e të drejtës së ndërtimit
- Organizimin dhe menaxhimin e financave që mblidhen nga sektori i kadastrës
- Në përgjithësi procedurat e regjistrimit të të drejtave pronësore dhe regjistrimin e të drejtave
- Ligji Nr. 08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme, me fokus organizimi vertikal i kadastrës, fuqizimi i mandatit të Komisionit për rindërtim dhe ndryshimet e tjera me këtë ligj
- Regjistrimi i qirasë, qirambajtjes dhe e drejta e shfrytëzimit të përhershëm;
- Zbatimi i akteve juridike për regjistrim të të drejtave pronësore në kadastër, me fokus marrëveshjet e ndërmjetësimit
- Pararegjistrimi (Regjistrimi i të drejtës së ndërtimit)
- Trajtimi i rasteve konkrete në aspektin teknik dhe ligjorë
- Procedura e shqyrtimit të kërkesë në ZKK dhe shqyrtimi i ankesës në AKK
- Projektet të cilat janë realizuar dhe të cilat do të realizohen nga AKK
- Udhëzimin për ndarjen fizike dhe bashkimin e parcelave
- Harmonizimin e udhëzimeve me Ligjin për kadastrën e pronës së paluajtshme
- Pika 4 e nenit 25 të Udhëzimit administrativ për përcaktimin e përmbajtjes së të dhënave dhe mënyrën e krijimit të njësive kadastrore
Ligji për procedurën e përgjithshme administrative, privatësinë dhe qasjen në dokumente përfshirë këtu:
- Afatet ligjore specifike sipas natyrës së lëndëve
- Kolizioni me ligjet e veçanta
- Plotësim-ndryshimet e ligjit
- Mundësitë për lehtësimin e procedurave dhe lehtësimin e kodit identifikues (KCID) në RDPP
- Regjistrimi i hipotekave në SIKTK-T dhe si të bëhet renditja e prioriteteve
- Administrim, menaxhim dhe mirëmbajtje në regjistrat digjitalë
- Ekzekutimi i vendimeve të paekzekutuara të shpronësimeve
- Zgjidhja e rasteve të para vitit 2009
BIRN do të organizojë gjithsej 7 punëtori me zyrtarë kadastrorë dhe institucione të tjera në 7 komuna të vendit mbi:
- Regjistrimi i pronës bashkëshortore
- Publikimin e të dhënave personale në gjeoportal
- Bartjen e pronës në ZKK e realizuar para vitit 2009
- Certifikimin e zyrtarëve të kadastrës
- Shënimin e përmbarimit në paluajtshmëri
- Regjistrimin e hipotekave
- Mosunifikimin e politikave nga zyrat komunale kadastrore (ndërmjetësues)
- Mospranimin e marrëveshjeve të ndërmjetësimit nga zyrat komunale kadastrore
- Qasjen në regjistrat publikë – kadastrorë
- (Mos) regjistrimin e titullarit të pronës në regjistrin kadastror
BIRN do të organizojë 7 punëtori rajonale njëditore me afër 100 pjesëmarrës, në të cilat do të diskutohen temat dhe sfidat e noterëve. Temat që duhet të diskutohen në fokus-grupe janë si në vijim:
- Procedura për verifikimin e akteve noteriale me të vjetra se 6 muaj, kjo në raport me
procedurën e bartjes kadastrore të të drejtave në paluajtshmëri
- Shitja e njësive ndërtimore për projektet në zhvillim e sipër; modalitete dhe harmonizimet e përmbajtjes së akteve noteriale me dokumentacionin urbanistik dhe lejet e ndërtimit, me theks të veçantë pararegjistrimi
- Praktika dhe përmbajtja e akteve noteriale në vështrim të praktikës gjyqësore
- Regjistrimi i pronës së fituar gjatë martesës në rastet kur është i regjistruar vetëm njeri nga bashkëshortët
- Diskutim rreth ekzekutimit të masave të përkohshme te objektet në ndërtimin e sipër
- Arritja e marrëveshjeve para ndërmjetësuesit me shkelje të ligjit dhe dispozitave të tjera imperative dhe ekzekutimi i tyre në kadastër
BIRN do të organizojë 7 seminare rajonale njëditore mbi procedurat e zbatimit dhe negocimit. Në këto seminare synohet të kemi deri në 100 pjesëmarrës, duke përfshirë drejtues, zyrtarë komunalë, avokatë, gjyqtarë, dhe prokurorë që përfaqësojnë komunitetin, mbi:
- Urdhrin e shënimit të përmbarimit
- Ligji i procedurës përmbarimore
- Trajtimi i rasteve sociale dhe të miturve në rastet e largim/dorëzimit
Ekspertët parashihet të punojnë në bashkëpunim mes vete dhe me stafin e BIRN-it duke qenë se tematikat e moduleve janë të ndryshme dhe nevojitet punë ekipore për të unifikuar modulet dhe programin.
Raportim
Secili ekspert do të paraqesë 1 raport me rezultate e të gjetura nga trajnimet dhe diskutimet në terren.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Kualifikim universitar në fushën e drejtësisë dhe profesional që lidhen me temat e trajnimeve,
- Minimumi 8 vite përvojë të gjerë në ngritjen e kapaciteteve në fushat e lartpërmendura, me fokus në të drejtën e pronës
- Përvojë në zhvillimin dhe organizimin e trajnimeve
- Aftësi të forta udhëheqëse dhe komunikimi
Kohëzgjatja:
Procesi i zhvillimit të programit për ngritje të kapaciteteve dhe mbajtjes së trajnimeve, duhet të përfundojë deri më 31 maj 2025.
Procedura e aplikimit:
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentet e aplikimit të listuara më poshtë:
- CV
- Letër motivuese
- Tri referenca nga punëdhënësit e mëparshëm
Afati i fundit për aplikim
Aplikimi duhet të bëhet deri më 30 nëntor 2024 brenda orës 16:00 në e-mail: [email protected] Propozimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Kriteret për vlerësim:
Kriteret: | Pikët | Maksimumi |
Përvoja / portfolio e aplikuesit: | 70 | |
Letra motivuese dhe referencat: | 30 | |
Pikët totale | 100 |
Ky publikim është prodhuar për projektin PIAKOS nëpërmjet BIRN-it që vepron si palë bashkëzbatuese e PIAKOS-it, financuar nga Fondi i Mirëbesimit Shumëdonatorësh nga Banka Botërore – Shteti për Ndërtimin e Paqes.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e BIRN-it dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bankës Botërore ose të Fondit të Mirëbesimit për Ndërtimin e Paqes dhe Shtetit, dhe ATRC.