(Ilustrim) Futbollistët e Kosovës duke festuar golin ndaj Izraelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë | Foto: FFK
Thirrje kundër Kosovës, ndërpritet ndeshja Rumani - Kosovë
15.11.2024 - 22:56
Për shkak të thirrjeve kundër Kosovës nga tifozët rumunë është ndërprerë ndeshja Rumani-Kosovë që po zhvillohet në “Arena Nationala” në Bukuresht.
Tensionet dhe thirrjet anti-Kosovë shpërthyen pak minuta para përfundimit të takimit, kur kombëtarja kosovare po dominonte në fushë.
Deri në ndërprerjen e ndeshje rezultati ishte 0:0.
Kombëtarja kosovare është larguar nga fusha dhe ende nuk dihet epilogu i takimit.
Kosova po luan ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë, në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Takimi i parë i dy kombëtarëve në kuadër të këtij grupi, i zhvilluar më 06.09.2024, në stadiumin “Fadil Vokrri” u fitua nga kombëtarja rumune 3:0.