Thirrje e hapur për grante gazetareske si pjesë e projektit: ‘Nxitja e shkëmbimit ndërkulturor mediatik si një hap drejt procesit të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë’

Internews Kosova ka hapur thirrjen për ndarjen e fondeve për gazetarët që dëshirojnë të udhëtojnë në Serbi dhe të publikojnë storje në gjuhën serbe që kontribuojnë në ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut në temat e rëndësishme për komunitetin shqiptar dhe serb.

Ne do të ndajmë 2 grante, secili grant në shumën 1,700 euro bruto.

Afati për aplikim është deri më 12 tetor 2024.

Ka një mungesë të dukshme të informacionit në sferën publike lidhur me sfidat me të cilat përballen qytetarët e zakonshëm për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë. Fokusi i mediave është kryesisht në çështjet e mëdha politike dhe ka shumë pak storje që mbulojnë jetën e përditshme dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, qoftë në lidhje me problemet e popullsisë ose shembuj pozitivë të bashkëpunimit ndëretnik.

Përmes këtij programi kemi siguruar mbështetje financiare për shpenzimet e udhëtimit dhe hulumtimit gazetaresk, duke lejuar gazetarët/et të vlerësojnë situatën në terren. Kjo i fuqizon ata/ato për të informuar profesionalisht dhe objektivisht publikun në lidhje me pasojat e krizës së vazhdueshme politike në jetën e njerëzve, marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve, serbëve dhe grupeve të tjera etnike, sfidat e përbashkëta me të cilat ballafaqohen dhe përpjekjet e tyre për t’i tejkaluar përmes shembujve të bashkëpunimit ekonomik, sportiv dhe kulturor.

Nëse është e nevojshme, përfituesit e grantit mund të marrin edhe mbështetje mentorimi nga redaktorë me përvojë në BIRN në Serbi dhe Internews në Kosovë, gjatë procesit të prodhimit të storjes.

Kush mund të aplikojë për këtë grant?

Gazetarët që punojnë në media tradicionale ose online, kombëtare, rajonale, ose lokale, të cilët jetojnë në territorin e Kosovës, kanë të paktën tri vite përvojë pune dhe janë në gjendje të publikojnë punë gazetareske (raport, artikull gazete, video, dokumentar) në gjuhën serbe.

Si të aplikoni?

 Për të aplikuar duhet të dërgoni aplikimin në [email protected], jo më vonë se më 12 tetor 2024.

Më poshtë gjeni se çfarë duhet të përfshini në aplikim:

  • Formën e kompletuar të aplikimit – LINK
  • Tabelën me një shpërndarje të parashikuar të shpenzimeve – LINK
  • Shembuj të mëparshëm të punës gazetareske

Një kandidat mund të paraqesë vetëm një aplikim dhe të marrë një grant

Kriteret për vlerësimin e kandidatëve:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar saktësisht
  • Profili profesional i dhënë në formular
  • Relevanca dhe origjinaliteti i temës së propozuar
  • Tre shembuj të punës gazetareske (shembuj të tekstit, regjistrime të zërit, ose lidhje me materiale audio ose video), në të cilat kandidati është autor kryesor
  • Metoda për sigurimin që përmbajtja gazetareske do të publikohet dhe promovohet

Një juri e përbërë nga gazetarë të çmuar dhe redaktorë do të marrë vendim për dhënie të granteve jo më vonë se më 25 tetor 2024. Të gjithë kandidatët do të informohen mbi rezultatet e konkursit për grante.

Aktivitetet e përshtatshme për financim:

  • Pagesat gazetareske
  • Kostot e udhëtimit
  • Kostot e akomodimit
  • Kostot e tjera (p.sh. shërbimet administrative, fotokopje, kostot e prodhimit, blerja e fotografive, etj.)

Aktivitetet që nuk janë të përshtatshme për financim:

  • Sponsorizimet dhe bursat
  • Kostot për blerjen e pajisjeve ose infrastrukturës
  • Kostot lidhur me kërkimin akademik, etj

Kostot e krijuara në kuadër të kërkimit dhe prodhimit duhet të jenë realiste dhe të arsyetueshme.

Ndarja e grantit gazetaresk është pjesë e programit “Nxitja e shkëmbimit ndërkulturor mediatik si një hap drejt procesit të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë”, i financuar nga Bashkimi Europian.

 

Serbian below

Projekat ‘Podsticanje medijske razmene u procesu normalizacije odnosa između Srbije i Kosova’

Otvoreni poziv za dodelu sredstava za novinarske priče

Internews Kosova raspisuje konkurs za dodelu grantova novinarima i novinarkama koji žele da putuju u Srbiju i objave priče na srpskom jeziku koje doprinose boljoj informisanosti javnosti o temama važnim za albansku i srpsku zajednicu.

Dodeljujemo dva granta u pojedinačnom bruto iznosu od 1,700 eura.

Rok za prijave je 12. oktobar 2024. godine.

U javnosti je primetan nedostatak informacija o izazovima sa kojima se suočavaju obični građani usled nerešenih odnosa između Kosova i Srbije. Medijski reflektori uglavnom su usmereni na velike političke teme i malo je priča koje se odnose na svakodnevni život i međusobne odnose, bilo da su u pitanju problemi stanovništva ili pak pozitivni primeri međuetničke saradnje.

Kroz ovaj program obezbedili smo finansijska sredstva za putne troškove i istraživanje, kako bi  novinari mogli da sagledaju situaciju na terenu i profesionalno i objektivno informišu javnost o posledicama kontinuirane političke krize po živote ljudi, međusobnim odnosima Srba, Albanaca i drugih etničkih grupa, zajedničkim izazovima sa kojima se suočavaju ili naporima da se prevaziđu kroz primere ekonomske, sportske i kulturne saradnje. Ukoliko je potrebno, u toku rada na priči grantisti/kinje mogu dobiti i mentorsku podršku od iskusnih urednika/ca iz BIRN-a u Srbiji i Internews-a na Kosovu.

Ko može da se prijavi za grant?

Novinari/ke koji rade u tradicionalnim ili onlajn nacionalnim, regionalnim ili lokalnim medijima, imaju najmanje tri godine radnog iskustva u novinarstvu, žive na Kosovu i u mogućnosti su da objave novinarski uradak (reportažu, novinski članak, video prilog, dokumentarni film) na srpskom jeziku, na teritoriji Kosova.

Kako se prijaviti?

Potrebno je poslati prijavu na adresu [email protected] najkasnije do 12. oktobra 2024. godine.

Prijava mora da sadrži:

  • Popunjen prijavni formular – LINK
  • Popunjenu tabelu sa okvirnom procenom troškova – LINK
  • Primere dosadašnjeg novinarskog rada

Jedan kandidat/kinja može poslati samo jednu prijavu, i dobiti samo jedan grant.

Kriterijumi za procenu kandidata:

  • Ispravno popunjen prijavni formular
  • Relevantnost i originalnost predložene teme
  • Profesionalna biografija navedena u formularu
  • Tri primera reprezentativnih novinarskih radova (primerci teksta, audio ili video materijala u kojima je kandidat/kandidatkinja glavni autor)
  • Način na koji će osigurati da novinarski sadržaj bude objavljen i promovisan

Komisija sastavljena od nagrađivanih novinara i urednika doneće odluku o dodeli grantova najkasnije do 25. oktobra 2024. i svi kandidati će biti obavešteni o rezultatima konkursa za dodelu granta.

Aktivnosti podobne za finansiranje:

  • Novinarski honorar
  • Troškovi putovanja
  • Troškovi smeštaja
  • Ostali troškovi ( administrativne usluge, kopiranje, troškovi produkcije, kupovina fotografija itd.)

Aktivnosti nepodobne za finansiranje:

  • Sponzorstva i školarine
  • Troškovi za kupovinu opreme ili infrastrukture
  • Troškovi akademskog istraživanja i sl.

Troškovi nastali u okviru istraživanja i produkcije moraju biti realistični i opravdani.

Grantovi se dodeljuju u okviru programa „Podsticanje medijske razmene u procesu normalizacije odnosa između Srbije i Kosova“ koji finansira Evropska Unija.