Foto: KALLXO.com

Thirret mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen sot në ora 15:00.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, kjo mbledhje e ka vetëm një pikë në rend dite cila është: Nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256.

Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të caktohet edhe seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Kjo pasi që Lëvizja Vetëvendosje, sot i ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës.