Ilustrim

Theu xhamat e autobusit, arrestohet një i dyshuar në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën një burrë të dyshuar për veprën asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

I njëjti dyshohet se ka thyer me mjete të forta disa xhama të një autobusi.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Te dielën, pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Ballkani, në kudër të Albi Superligës së Kosovës, Policia ka shoqëruar rreth 21 persona, pas incidentit mes dy tifëzorive.

Incidenti në mes tifozerive në Podujevë, Policia jep detajet