Theu arrestin shtëpiak, dërgohet në paraburgim

Policia e Kosovës ka dërguar në paraburgim një person i cili ndonëse ishte në urdhër të arrestit shtëpiak, nuk kishte qëndruar në shtëpi.

Një person nga fshati Plemetin të Komunës së Obiliqt, i cili kishte qenë në arrest shtëpiak është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Kjo për shkak se Policia e Kosovës nuk e kishte gjetur në shtëpi gjatë inspektimit.

“Është raportuar se gjatë inspektimit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i cili ka qenë në arrest shtëpiak, i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Lidhur me rastin gjykata ka lëshuar urdhëresën për arrestim të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur gjatë të premten, më 25 shtator.