Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Therrje me thikë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka therrur me thikë një person tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

U dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.