Foto: Ilustrim

Therrje me thikë në Pejë

Një person është therrur me thikë pasditen e djeshme në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, ku është raportuar për një rast të vrasjes në tentativë.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për therrje

Viktima e këtij rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.