Ilustrim

Therrje me thikë në Ferizaj

Një burrë në Ferizaj ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me thikë

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Sipas policisë ky rast ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve rreth një problemi të mëhershëm.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.