Ilustrim

Therje me thikë në Prizren

Një person është sulmuar dhe ther me thikë në orët e para të mëngjesit së djeshëm në qytetin e Prizrenit.

Viktima kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës se ishte sulmuar nga një person të  cilit ia di nofkën.

Viktima nuk është intervistuar më tutje nga Policia për shkak të gjendjes së tij të dehur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar dhe ther me thikë nga një person i panjohur nofkën e të cilit e dinë. Viktima ka marr tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi dhe nuk është intervistuar pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Njësitë policore janë duke u  marr me rastin, nuk raportohet për ndonjë të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës