Foto: Ilustrim

Therje me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë dhe është dërguar në QKUK.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45 në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.

Në raportin ditor, Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin që me thikë kishte sulmuar viktimën..

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.