Foto: Ilustrim

Therje me thikë në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi me thikë.

Sipas policisë, deri te therja ka ardhur pas një mosmarrëveshje të mëhershme që e kanë pasur viktima dhe i dyshuari.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dje rreth orës 18:20.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme, është sulmuar fizikisht, therë me thikë nga një i dyshuar”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje është treguar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë”.