QKUK Emergjenca

Therje me thikë në Podujevë

Një person ka marrë lëndime trupore pasi është therur me thikë nga tre persona të dyshuar.

Policia ka treguar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Deri te therja me thikë kishte ardhur një mosmarrëveshje mes tre të dyshuarve dhe viktimës ku më pas ky i fundit ka pësuar edhe lëndime pas therjes.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje.