Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Therje me thikë në një lokal të lojërave kompjuterike në Podujevë

Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike, e ka sulmuar fizikisht me thikë një burrë.

Incidenti është regjistruar me 6 prill rreth orës 21:40 në Podujevë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.