Therje me thikë mes të miturve, viktima në gjendje të rëndë

Një i mitur ka mbetur i therur më thikë nga një i dyshuar tjetër po ashtu i mitur, ka njoftuar Policia. Viktima është dërguar në QKUK dhe se gjendja e tij siç bëhet e ditur në njoftim është e rëndë.

Rasti siç bën të ditur Policia ka ndodhur në Lipjan pasi të dy të miturit ishin përfshirë në një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar në pëleshje ku janë përdorur edhe armë të ftohta.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe rasti është cilësuar si tentim-vrasje.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar i mitur është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.