Therje me thikë afër shkollës fillore 'Elena Gjika' në Prishtinë

Një therje me thikë ka ndodhur rreth një ore më parë afër shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se është identifikuar i dyshuar dhe është nisur hetimi për rastin.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zyrtarja policore.