Ilustrim - Policia në aksion

Therje me thika mes të miturve në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, të cilët me 26 korrik të këtij viti në sheshin “Shkelzen Haradinaj”, në Pejë, ku pasë një incidenti mes disa të miturve ishte përdorur edhe thika ku 1 person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman.

“Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë njërin nga tё dyshuarit. Pas njё pune operativo-hetimore, sot me datё 29.07.2020, njësitet e hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur ta arrestojnë edhe tё dyshuarin e dytё”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personave tё dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor.