Foto: Ilustrim

Therja me thikë në 20-vjeçarit në Kaçanik, Policia jep detaje

Shtatë persona janë arrestuar në Kaçanik për një përleshje që ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka”, në të cilën mbetën të lënduar tre persona, një prej tyre me lëndime të rënda trupore.

Gjatë përleshjes, L.Q 19-vjeçar, M.B 37-vjeçar kishin pësuar lëndime të lehta trupore ndërkaq, SH.B 20-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore nga thika. 20-vjeçari u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Personat e dyshuar ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Golf me targa vendore. Por pas punës hetimore, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 7 persona, të cilët i ka shoqëruar në stacionin e policisë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari A.P i moshës 15-vjeçar është ndaluar në mbajtje për 24 orë, ndërsa L.B i moshës 20-vjeçar , A.L i moshës 22-vjeçar dhe A.B  i moshës 42-vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Në procedurë të rregullt hetimore janë liruar N.TH 16-vjeçar, D.T 15-vjeçar dhe V.B 17-vjeçar.

Nga kjo ngjarje, Policia thotë se janë iniciuar rastet, “Lëndim i rëndë trupor”, “Dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale” dhe “Kanosje”.