Theret me thikë një shtetas i huaj në qendër të Prishtinës

Forcat e rendit kanë konfirmuar, se pas një përleshje fizike ndërmjet disa personave, njëri nga ta ka mbetur i plagosur nga thika.

Sipas zëdhënes së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, hetimet për zbardhjen e rastit tashmë kanë nisur.

“Në ora  12 :40, kemi marrë informatën se  në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person(shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e policisë.

“Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht  janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave  të përfshirë në rast”, tha Ahmeti për KALLXO.com.