QKUK Emergjenca

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është ther me thikë nga një person i dyshuar në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:48, ku është raportuar se viktima kishte pësuar lëndime trupore në dorë dhe shpinë, pasi që ishte goditur me thikë nga një person i dyshuar, i cili e kishte sulmuar viktimën dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, dhe është liruar në shtëpi.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.