Foto: Ilustrim
Theret me thikë një person në oborrin e Emergjencës në Gjilan
18.9.2024 - 10:18
Një person është therur me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan pak para mesnatës, më 17.09.2024 në 23:30h.
I dyshuari është arrestuar, teksa viktima si pasojë e lëndimit të rëndë është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësorë.
Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24- orësh se ngjarja është iniciuar si vrasje në tentativë.
Siç raporton Policia, me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.