Foto: Ilustrim

Theret me thikë një person në Novosellë të Pejës

Një person është therur me thikë sot në fshatin Novosellë të Komunës së Pejës.

Policia ka thënë për KALLXO.com se fillimisht mes viktimës dhe të dyshuarit ka pasur një përleshje fizike.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar se ka ndodhur rreth orës 12:10 dhe njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aty policia sipas Rugovës kanë kuptuar se një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe i njëjti aktualisht gjendet në stacionin policor ku do të intervistohet.