Foto: Ilustrim

Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohen katër persona

Një person në Kaçanik ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak se ishte therur me thikë në shpinë nga dy persona të dyshuar, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se lidhur me rastin janë identifikuar shtatë të dyshuar.

Katër prej të dyshuarve janë arrestuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.